COVID-19: Ne kujdesemi për sigurinë e përbashkët

Përmbledhje | Përditësuar, mar 24, 2020 08:00

Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtjes së të gjitha masave paraprake të mundshme në këtë kohë që mund të parandalojnë përhapjen e virusit SARS-CoV-2. Shëndeti i punonjësve dhe klientëve tanë është përparësia jonë, për këtë arsye përqendrohemi në sigurimin e nivelit më të lartë të higjienës, dezinfektimit dhe sigurisë në situatën përball virusit Covid-19.

Ne e dimë se disa prej jush ende duhet të udhëtojnë. Kjo është arsyeja pse stacionet tona mbeten të hapura për t'u shërbyer shoferëve dhe komuniteteve lokale.

Ne kemi dezinfektuar të gjitha pikat shitëse të Shell, si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Poashtu, personeli ne secilen nga këto pika eshte paisur edhe me masa mbrojtese perkatese.

pecten

Përveç zbatimit të rekomandimeve të autoriteteve përkatëse, ne kemi marrë edhe masa shtesë për të zvogëluar përhapjen e virusit në zyra dhe pompat Shell

Higjiena dhe dezinfektimi

  • Ne kemi rritur fokusin në shpeshtësinë dhe saktësinë e higjenës dhe dezinfektimit në zyra dhe pompat ne te gjithë Kosovën. Në rast të ndonjë simptome shqetësuese te punonjësi ose në rast kontakti me pacientët - personi mbetet në shtëpi.
  • Ne gjithashtu kujdesemi për qasje dhe furnizim te menjëhershëm te materialeve mbrojtëse si maska dhe doreza dhe preparate dezinfektuese per personelin tonë
  • Zonat ku shumica e njerëzve kanë mundësi të dezinfektohen, dhe dyshemetë lahen disa herë në ditë me larës që përmbajnë sasi të mëdha alkooli.

Fushata informuese dhe këshillimi në pika shitëse mes klientëve dhe punonjësve

  • Në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) në pikat tona kemi vendosur mesazhe për nevojën për të mbajtur një distancë të sigurt nga njerëzit e tjerë (2 m). Ne gjithashtu kemi vendosur këshilla dhe shënime shtesë që do të ndihmojnë klientët dhe punonjësit të mbajnë distancën e duhur.
  • Ne inkurajojmë klientët të bëjnë pagesa pa para, me kartë bankare. Informacionet në lidhje me format e disponueshme të pagesës janë në dispozicion në çdo stacion Shell.
  • Të gjithë punonjësve tanë u janë dhënë udhëzime të sakta për të siguruar sigurinë e tyre dhe të klientëve.

Masa mbrojtëse shtesë

  • Dyqanet mbeten të hapura në të gjitha pikat shitëse, ku punonjësit brenda do te jene te pajisur me masa mbrojtëse.
  • Në pikat tona, ne kemi kufizuar numrin maksimal të njerëzve që qëndrojnë në dyqan në dy (duke përjashtuar punonjësit e stacionit).

Mos harroni se duke vepruar së bashku, ne rrisim sigurinë.

  • Cdo ditë, ne monitorojmë situatën aktuale, duke mbledhur përvojë nga funksionimi i stacioneve dhe pikave te Shell në të gjithë botën. Ne jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime të mëtejshme që do të ndalojnë përhapjen e mëtejshme të virusit SARS-CoV-2 dhe të mbrojnë shëndetin publik.
  • Prioriteti i Shell është siguria dhe shëndeti i punonjësve dhe aktivitetet e sigurta operative. Zyrat tona janë akoma të hapura, megjithatë, shumica e punonjësve tanë janë në dispozicion të klientëve, partnerëve tanë dhe sigurojne vazhdimësinë e biznesit.
  • Ne jemi mirënjohës dhe falënderojmë punonjësit tanë për punën e tyre të përditshme në këto rrethana të vështira!

Pyetjet Më Të Shpeshta Rreth COVID-19