Gjetja më lehtë e informacionit që kërkoni

Ne duam të sigurohemi që faqet tona - të jashtme dhe të brendshme - të funksionojnë me shfletuesit më të njohur në platforma të ndryshme: nga kompjuterët deri tek telefonat inteligjentë.

Jeni të lutur të na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje apo sugjerim për aksesueshmërinë në faqet tona të internetit, apo nëse ndeshni ndonjë problem.

Mjetet e përdorimit

Më poshtë do të gjeni disa këshilla për t'ju ndihmuar të futeni më lehtë në faqet tona të internetit. Për një udhërrëfyes më të plotë sesi të futeni në internet me kompjuterin tuaj, ju rekomandojmë të vizitoni faqen Ability Net My Computer My Way.

Përshtatja e faqeve për t'u lexuar lehtë në shfletuesit tuaj

Faqet e internetit mund të lexohen me vështirësi kur teksti është me germa shumë të vogla. Shfletuesit më të njohur, si për shembull Internet Explorer, Chrome, Firefox, Safari dhe Opera mbështesin veprimet e mëposhtme me mausin dhe tastierën tuaj për të zmadhuar dhe zvogëluar një faqe interneti. (Përdorni butonin Ctrl në sistemet Windows dhe butonin Command në Mac OS.)

  • Mbani shtypur butonin Ctrl/Command dhe lëvizni rrotëzën e mausit lart ose poshtë për të zmadhuar ose zvogëluar pamjen
  • Mbani shtypur butonin Ctrl/Command dhe shtypni + ose – për të zmadhuar ose zvogëluar pamjen

Zmadhimi i pamjes së ekranit

Një mënyrë tjetër për ta lexuar më lehtë tekstin është të zmadhoni pamjen në ekranin tuaj.

Të gjitha versionet e fundit të Windows e përfshijnë opsionin e një lupe, i cili u lejon përdoruesve të zmadhojnë një pjesë të ekranit. Megjithatë, personat me probleme shikimi mund të kenë nevojë për softuerë zmadhimi plotësisht funksionalë. 

Lexoni për zmadhuesin e ekranit në Windows 10 MagnifierWindows 8.1 MagnifierWindows 7 Magnifier.

Përdoruesit që përdorin sistemet operative OS X të Apple mund të përdorin funksionin e integruar të zmadhimit.

Përdorimi i lexuesit të ekranit

Përdoruesit e Windows mund të përdorin Windows Narrator, i cili shndërron tekstin e shfaqur në ekran në ligjërim të folur. Këtë mund ta gjeni te Windows 10 NarratorWindows 8.1 NarratorWindows 7 Narrator.

Në sistemet operative OSX të Apple, përdoruesit do të gjejnë opsionin VoiceOver.

Përveç kësaj, keni në dispozicion edhe lexues ekrani të palëve të treta, si për shembull JAWS (Job Access With Speech)dhe programin falas NVDA.

Skedarët PDF

Ne përdorim skedarët PDF për të na ndihmuar të ruajmë pamjen dhe kuptimin e dokumenteve tona origjinale.

Për të hapur dhe për të parë skedarët PDF, mund të shkarkoni versionin më të fundit të Adobe Acrobat Reader.

Gjithashtu, Adobe publikon informacione për mënyrën sesi të aksesoni skedarët PDF duke përdorur lexuesit e ekranit.