Shell beson se një transparencë më e madhe në drejtim të pagesave që kryhen për qeveritë është një mënyrë e rëndësishme për të rritur nivelin e besimit. Ne u paguajmë taksat dhe tarifat qeverive në të gjithë botën. Ne i raportojmë pagesat tona për qeveritë sipas rregullave dhe rregulloreve të ndryshme, si p.sh. Direktiva e BE-së për Kontabilitetin. 

Përdorni sa më poshtë vetëm nëse shteti është anëtar/kandidat i EITI

Gjithashtu, kjo është një arsye thelbësore pse ne jemi një nga anëtarët themelues të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI), e cila u lançua në vitin 2002.

Teksti vlen për të gjitha shtetet

Ne vazhdojmë të punojmë për këtë çështje dhe mbështesim një rregull të detyrueshëm global raportimi për industritë nxjerrëse. Ne punojmë me disa grupe aktorësh për të gjetur një mënyrë praktike për të arritur këtë qëllim.

Lexoni më shumë për pagesat tona ndaj qeverive

Më shumë për qëndrueshmërinë

Raportimi

Që nga viti 1997 ne kemi raportuar vullnetarisht – në mënyrë të hapur dhe me ndershmëri - për punën dhe rezultatet tona në shoqëri.

Siguria

Ne jemi të angazhuar për të transportuar energji me përgjegjësi dhe në mënyrë të sigurtë, duke parandaluar dëmet ndaj punonjësve tanë, kontraktorëve, komuniteteve lokale dhe mjedisit.