Kushtet e përgjithshme
Mirëserdhët në faqen e internetit në Shqipëri. Kjo faqe interneti është në pronësi dhe operohet nga Shell International B.V., një shoqëri e regjistruar në Holandë me numër regjistrimi 27155369, dhe me seli në adresën Carel van Bylandtlaan 30, 2596 HR Hagë, Holandë.
Personat që vizitojnë këtë faqe interneti janë të detyruar të respektojnë kushtet e përgjithshme më poshtë, ndaj ju lutemi t'i lexoni ato me kujdes përpara se ta vizitoni këtë faqe. Për qëllimet e këtyre kushteve, "kjo faqe interneti" do të thotë faqja e internetit në [vendos shtetin], e cila lidhet me faqe të tjera interneti të Shell.
Faqet e tjera të internetit të Shell mund të përmbajnë kushte të tjera të ndryshme nga këto kushte të përgjithshme. Në lundrimin tuaj nëpër faqet e internetit të Shell, jeni të lutur të kontrolloni kushtet e përgjithshme të çdo faqeje që vizitoni dhe mos supozoni që këto kushte të përgjithshme vlejnë për të gjitha faqet e internetit të Shell.
-
Disclaimer
- Shoqëritë e Shell kanë identitetin e tyre të veçantë, por në këtë faqe interneti ndonjëherë mund të përdorim emërtime si Shell, Grupi ose ne, kur u referohemi shoqërive të Shell në përgjithësi ose kur nuk ka ndonjë qëllim të veçantë për të identifikuar ndonjë shoqëri të veçantë të Shell.
- Kjo faqe interneti mund të përfshijë lidhje me faqe interneti të jashtme. Kur të klikoni këto lidhje, mund të shfaqen faqe interneti të jashtme si faqe të plota më vete (në këtë rast, duhet të përdorni butonin e kthimit në shfletuesin tuaj për t'u kthyer në këtë faqe interneti), ose në disa raste mund të shfaqet brenda kornizës së kësaj faqeje interneti (në këtë rast, mund të ktheheni në këtë faqe interneti duke përdorur butonat e lundrimit brenda kornizës). Kur një faqe interneti e jashtme shfaqet brenda kornizës së kësaj faqeje, kjo bëhet thjesht për të lehtësuar kthimin përsëri në këtë faqe interneti dhe nuk tregon asnjë përgjegjësi nga ana jonë për faqen e jashtme në fjalë, edhe nëse ajo mund të jetë një faqe interneti në pronësi dhe që operohet nga një shoqëri tjetër e Shell. Këto lidhje ofrohen për t'ju ndihmuar të gjeni shpejt dhe lehtë faqe interneti, shërbime dhe/ose produkte të cilat mund të jenë me interes për ju. Është përgjegjësia juaj të vendosni nëse ndonjë prej shërbimeve dhe/ose produkteve që ofrohen nga këto faqe interneti është e përshtatshme për qëllimet tuaja. Shell International Limited nuk mban përgjegjësi për pronarët apo operatorët e këtyre faqeve të internetit ose për mallrat apo shërbimet që ata ofrojnë, apo për përmbajtjen e faqeve të tyre të internetit, dhe nuk ofron apo bie dakord me asnjë kusht, garanci apo kushte ose përfaqësime të tjera në lidhje me to, dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi në lidhje me to (përfshirë çdo detyrim që lind nga një pretendim se përmbajtja në një faqe të jashtme interneti që ndodhet si lidhje në këtë faqe shkel të drejtat e pronës intelektuale të një pale të tretë).
- Çdo informacion ose këshillë e ofruar si pjesë e kësaj faqeje interneti është synuar që të ketë natyrë të përgjithshme dhe ju nuk duhet ta merrni atë për bazë për marrjen e një vendimi. Shell International Limited përpiqet të sigurojë që çdo informacion që jepet si pjesë e kësaj faqeje interneti të jetë i saktë në momentin e publikimit në faqen e internetit, por nuk e garanton saktësinë e këtij informacioni. Shell International Limited nuk mban përgjegjësi për asnjë veprim që ju mund të ndërmerrni duke u mbështetur në këtë informacion apo këshillë, dhe as për asnjë humbje apo dëm që mund të pësoni si rezultat i këtij veprimi.
- Shell rezervon të drejtën të monitorojë çdo informacion që i përcillet apo që merr përmes çdo Forumi të ofruar. Shell, nën gjykimin e tij të vetëm dhe pa njoftim paraprak, mundet që në çdo kohë të shqyrtojë, të fshijë ose të bllokojë çdo material të postuar.
- Nëse në ndonjë pjesë të kësaj faqeje interneti ju ofrohet mundësia për t'u bashkuar apo për të lexuar materiale në ndonjë forum, ju lutemi të mbani parasysh se çdo komunikim i postuar në forum përfaqëson pikëpamjet e individit që e ka postuar atë komunikim dhe nuk duhet të konsiderohet si pikëpamje e Shell. Shell nuk pranon asnjë përgjegjësi apo detyrim për materialin e postuar në forum nga një përdorues i forumit dhe ju nuk duhet ta përdorni këtë forum për të postuar, ngarkuar, apo për të përcjellë informacion ose fotografi të cilat kanë natyrë shpifëse, shkelin privatësinë apo që janë të paligjshme në ndonjë formë tjetër.
-
Kushtet e Përgjithshme
- Kjo faqe interneti përmban materiale, duke përfshirë tekste, fotografi, imazhe dhe tinguj të tjerë, të cilat mbrohen nga e drejta e autorit dhe/ose të drejta të tjera të pronësisë intelektuale. Të gjitha të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale në këtë material zotërohen nga Shell International Limited ose ai ka marrë licencë nga zotëruesit e këtyre të drejtave, në mënyrë që Shell t'i përdorë këto materiale si pjesë e kësaj faqeje interneti.
- Kjo faqe interneti përmban marka tregtare, duke përfshirë edhe markën Shell dhe simbolin e Shell. Të gjitha markat tregtare në këtë faqe interneti i përkasin Shell International Limited ose ai ka marrë licencë nga zotëruesit e këtyre markave tregtare për përdorim në këtë faqe interneti.
- Flamujt e shteteve në këtë faqe interneti janë pronë e Gang of Coconuts dhe Shell ka marrë licencë për to sipas kushteve të licencës "Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported".
Ju mund
- të hyni në çdo pjesë të faqes së internetit
- të printoni një kopje të një apo të të gjitha faqeve për përdorim personal.
Ju nuk mund
- të kopjoni (me printim në letër, regjistrim në disk, shkarkim apo në një mënyrë tjetër), të shpërndani (duke përfshirë kopjet për shpërndarje), të transmetoni, të ndryshoni ose të ndërhyni në ndonjë mënyrë tjetër, apo të përdorni në mënyra të tjera materialet që përmban faqja e internetit, përveç atyre që përcaktohen në seksionin "Ju mund". Këto kufizime zbatohen për të gjithë materialin apo për çdo pjesë të tij që përmban faqja e internetit;
- të fshini njoftimet për të drejtën e autorit, markën tregtare apo për pronësinë intelektuale që përmban materiali origjinal, nga materialet e kopjuara ose të printuara nga kjo faqe interneti; të vendosni lidhje me këtë faqe interneti pa pëlqimin tonë të shprehur me shkrim.
Nëse dëshironi të vendosni një hiperlidhje apo ndonjë lloj tjetër lidhjeje me këtë faqe interneti, jeni të lutur të kontaktoni me redaktorin e sajtit qendror, duke dhënë detajet më poshtë:
- URL të faqes(ve) të internetit të cilat ju propozoni t'i lidhni me këtë faqe interneti
- URL të faqes(ve) të internetit në këtë faqe interneti me të cilat ju propozoni të krijohet një lidhje
- dhe ne do të marrim në konsideratë kërkesën tuaj. Na takon ne vendimi nëse do të biem dakord me kërkesën tuaj ose jo.
-
Ndryshime në kushtet e përgjithshme
Shell International Limited mund të ndryshojë herë pas here kushtet e përgjithshme dhe mohimin e përgjegjësisë të përcaktuar më lart. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni se i nënshtroheni këtyre kushteve të përgjithshme dhe mohimit të përgjegjësisë, ndaj dhe duhet t'i kontrolloni ato sa herë që të vizitoni faqen.
- Shell International Limited mund të ndryshojë në çdo kohë formatin dhe përmbajtjen e kësaj faqeje interneti.
- Shell International Limited mund të pezullojë funksionimin e kësaj faqeje interneti për punime mbështetjeje apo mirëmbajtjeje, për të përditësuar përmbajtjen ose për çdo arsye tjetër.
- Shell International rezervon të drejtën të ndërpresë në çdo kohë pa njoftim aksesin në këtë faqe interneti.
-
Mbrojtja e të dhënave
Të dhënat personale të ofruara për Shell International Limited apo për shoqëri të tjera të Shell përmes kësaj faqeje interneti do të përdoren vetëm në përputhje me politikën tonë për privatësinë. Ju lutemi ta lexoni me kujdes përpara se të vijoni. Në momentin që na jepni të dhënat tuaja personale, ju jepni pëlqimin tuaj për përdorimin e tyre në përputhje me politikën tonë për privatësinë.
-
Procedura e ankimimit
Nëse keni një pyetje ose ankesë për faqen tonë, jeni të lutur të na kontaktoni.
-
Juridiksioni
Këto kushte të përgjithshme rregullohen dhe interpretohen sipas legjislacionit të Anglisë dhe në rast të një mosmarrëveshjeje që lind në lidhje me këto kushte ose me këtë faqe interneti, qoftë sipas kontratës apo nga dëmi ose ndryshe, gjykatat angleze do të kenë juridiksion joekskluziv për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje.