Ambicia jonë "Objektivi Zero"

Ambicia jonë "Objektivi Zero" është që të mos shkaktojmë asnjë dëm dhe asnjë rrjedhje në të gjitha operacionet tona. Çdo person që punon per Shell përpiqet të përmbushë këtë objektiv çdo ditë.

Për të arritur Objektivin Zero, ne fokusohemi në të tria fushat e rreziqeve të sigurisë, të cilat përbëjnë edhe rrezikun më të lartë për llojin e veprimtarive tona: siguria personale, siguria e proceseve dhe siguria e transportit.

Ne dëshirojmë të japim kontributin tonë në përmirësimin e performancës të sigurisë në të gjithë industrinë e energjisë dhe të punojmë në partneritet me shoqatat tregtare të industrisë dhe trupat profesionale për të shkëmbyer përvojën, standardet dhe njohuritë që kemi në fushën e sigurisë me operatorë dhe kontraktorë të tjerë.

Mësoni më shumë rreth Qëllimit Zero

Trajnimi i stafit mbi sigurinë

Siguria personale

Siguria është prioriteti ynë më i lartë. Çdokush që punon për ne, ose me ne, luan një rol shumë të rëndësishëm për ta kthyer Shell në një vend pune më të sigurt. Ne presim që ata të respektojnë rregullat dhe rregulloret e sigurisë që lidhen me punën e tyre, që të ndërhyjnë për të parandaluar kushtet e pasigurta dhe që të respektojnë kolegët e punës dhe komunitetet ku punojnë. 

Zbuloni më shumë për sigurinë personale në faqen e Shell

Siguria e Proceseve

Siguria e proceseve fillon që në fazën e parë të projektimit të objekteve të ndërtimit dhe vazhdon gjatë gjithë ciklit të jetës së tyre, duke siguruar mbarëvajtjen e operimeve, mirëmbajtjen dhe inspektimin e rregullt në mënyrë sistematike dhe identifikim dhe menaxhimin e rreziqeve të mundshme gjatë proceseve.

Lexoni më shumë rreth sigurisë së proceseve në faqet e Shell

Një zonjë duke ngarë automjetin, e pajisur me mjetet e sigurisë

Siguria e transportit

Transporti rrugor është një pjesë e domosdoshme për shumë veprimtari të biznesit tonë. Në total, punonjësit dhe kontraktorët e Shell udhëtojnë pothuajse 1 miliardë kilometra çdo vit në më shumë se 70 shtete - kjo është e barabartë me 70 xhiro përreth tokës çdo ditë. Filozofia jonë për sigurinë rrugore përqendrohet në fushat e rrezikut, si p.sh. aftësia e drejtuesve të mjeteve, gjendja e automjetit, kushtet e rrugëve dhe mjedisi lokal. Gjithashtu, ne përpiqemi të zvogëlojmë nevojën për të përdorur transportin rrugor: udhëtimi më i sigurt është ai që nuk bëhet fare.

Mësoni më shumë mbi sigurinë e transportit në Shell

Zbuloni më shumë mbi programin tonë të sigurisë së transportit në komunitetet ku operojmë ne faqen e Shell

Shëndeti dhe mirëqënia e punonjësve

Ne besojmë se kushtet e mira të punës dhe të jetesës ndihmojnë për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më produktiv në punë.

Zbuloni më shumë për mënyrën sesi ne përpiqemi të ruajmë sigurinë dhe mirëqenien e punonjësve dhe kontraktorëve tanë

Përgjegjshmëria për produktet

Ne prodhojmë naftë bruto dhe gaz natyror dhe i përpunojmë ato duke i kthyer në lëndë djegëse, lubrifikantë dhe kimikate, të cilat përdoren për të prodhuar shumë produkte të përdorimit të përditshëm. Ne përpiqemi dhe kujdesemi që këto produkte të jenë të sigurta, që nga prodhimi deri në eliminimin e tyre. Ne e quajmë këtë përgjegjshmëri për produktet.

Për të kuptuar dhe menaxhuar rreziqet e mundshme për shëndetin, sigurinë dhe mjedisin të shkaktuara nga produktet tona, ne i vlerësojmë ato me kujdes. Ne bashkëpunojmë ngushtë me klientët dhe furnizuesit tanë, monitorojmë çdo ndryshim shkencor që qëndron pas produkteve tona, dhe mbështesim kërkimet, nëse kjo do të na ndihmonte të zvogëlonim edhe më shumë rreziqet e shkaktuara nga to.

Mësoni më shumë mbi përgjegjshmërinë e produkteve në Shell dhe gjeni fletët e të dhënave të sigurisë dhe përmbledhjet e përgjegjshmërisë së produkteve në faqen e Shell

Më shumë mbi qendrueshmërinë

Çfarë do të thotë qëndrueshmëri për Shell

Për Shell, qëndrueshmëri do të thotë të ofrosh energji thelbësore për një popullsi në rritje, duke respektuar njerëzit, sigurinë e tyre dhe mjedisin.

Transparenca

Të bërit biznes në mënyrë të qartë, të hapur, është standardi të cilit mundohemi t’i përmbahemi, dhe promovojmë transparencën në industrinë tonë sa herë që mundemi.