Kalo te përmbajtja kryesore
Puntorë të cilët janë duke kaluar mbi një platformë kompresioni të ndërtuar sipër projektit ekzistues të ujit, Malampaya.

Tejkalojmë sfidat e teknologjisë

Inovacioni dhe teknologjia janë jetike për të siguruar një kombinim më të gjerë dhe më të qëndrueshëm të burimeve të energjisë për popullsinë në rritje të botës. Mijëra shkencëtarë, studiues dhe inxhinierë të Shell në të gjithë botën po punojnë për të zhvilluar zgjidhjet pionere të së ardhmes, duke bashkëpunuar me ekspertë dhe specialistë përtej industrisë sonë.

Imazh i animuar mbi inovacionin

Inovacion për të formuar të ardhmen e energjisë në botë

Inovacion për të formuar të ardhmen e energjisë në botë

Shell ka qenë një nga pionierët e teknologjisë për më shumë se një shekull. Sot, ne jemi një nga investitorët më të mëdhenj në fushën e kërkimit dhe zhvillimit ndërmjet shoqërive ndërkombëtare të naftës dhe gazit, duke shpenzuar më shumë se 1 miliardë dollarë çdo vit për t'i kthyer idetë në teknologji rentabël në aspektin ekonomik.

Shkencëtarët dhe kërkuesit në ambientet tona në mbarë botën punojnë në çdo moment të ditës për të zhvilluar inovacione pionere. Këto inovacione përfshijnë që nga karburantet dhe lubrifikantët që ndihmojnë konsumatorët të përdorin më pak energji e deri te platforma prodhuese lundruese më e madh në botë për zbulimin dhe lëngëzimin e gazit natyror në det, Prelude FLNG.

Ne bashkëpunojmë me qeveri të vendeve të ndryshme, me akademikë të rangut botëror dhe specialistë të industrisë dhe shkëmbejmë idetë dhe ekspertizën tonë me partnerë të sektorit të energjisë dhe përtej tij, për ta zhvilluar më tej inovacionin. Inovacionet e hapura mund të ndihmojnë në përshpejtimin dhe sigurimin e zhvillimeve më kosto-efektive në fusha të tilla si gazi natyror, biokarburantet, energjia diellore, trajtimi i ujit, menaxhimi i CO2 dhe efiçenca e energjisë.

Gjithashtu, ne zhvillojmë mënyra të reja për t'i bërë operacionet tona më efikase, si dhe për të ndihmuar në menaxhimin e konsumit të ujit dhe shkarkimet e dyoksidit të karbonit CO2.

Njihuni me Drejtuesin e Ekipit për Teknologjinë dhe Drejtuesin e Ekipit Shkencor

Zbuloni më shumë mbi projektet tona inovative në mbarë botën

Duke gjetur më shumë energji

Tashmë po afrohet fundi i epokës kur nafta dhe gazi zbuloheshin lehtë. Ne po zhvillojmë teknologji të reja për të zbuluar shtresa naftëmbajtëse që dikur ishin të padukshme: për shembull, në thellësi mbi 3000 metra, ose të fshehura poshtë shtresave të trasha të kripës thellë nën shtratin e detit.

Lexoni më shumë se si ne zbulojmë burimet e fshehta nën sipërfaqe

Zbulimi i burimeve të reja të energjisë

Pasi vendosim për të investuar në një fushë nafte, detyra jonë është të shpojmë puset dhe të prodhojmë energji në mënyrë sa më të sigurt dhe efikase dhe me ndikim minimal në mjedis. Për të arritur këto objektiva, ne zhvillojmë vazhdimisht teknologji të reja dhe përmirësojmë proceset tona të sigurisë, duke zbatuar të njëjtat standarde globale në të gjitha procedurat tona të projektimit dhe të shfrytëzimit të puseve.

Njerëz që vështrojnë modelin nënujor

Inovacionet tona përfshijnë teknologji që bëjnë të mundur që nga puse më të thella të rrjedhë më shumë naftë dhe gaz, duke na mundësuar ndalimin e shfrytëzimit të burimeve jorentabël; anije shpimi më të vogla dhe më ekonomike që shpojnë më shpejt dhe përdorin më pak karburant sesa anijet e ngjashme; fushat inteligjente të naftës dhe gazit të pajisura me sensorë për të monitoruar prodhimin në kohë reale; dhe sonda shpimi të lëvizshme që shpojnë në tokë më shpejt dhe në mënyrë më efikase krahasuar me sondat e zakonshme.

Për t'i gjetur këto burime, ne mbledhim dhe përpunojmë sasi shumë të mëdha të dhënash të marra nga sensorët, për të krijuar një hartë të saktë gjeologjike të zonës që analizojmë. Më pas, të dhënat i kthejmë në imazhe që mund të analizohen dhe interpretohen shpejt dhe me efikasitet. Pas sukseseve tona më të mëdha në kërkimin e naftës dhe gazit fshihet pikërisht kjo aftësi për të paraqitur vizualisht dhe interpretuar të dhënat.

Zbuloni se si ne çlirojmë burime të reja duke përdorur teknologji të avancuar

Shfrytëzimi i burimeve

Kur një vendburim nafte futet në prodhim, brenda tij ka presion të mjaftueshëm për të nxjerrë naftën në mënyrë natyrale përmes puseve. Por, me kalimin e kohës, presioni në vendburim bie dhe rrjedhja e naftës ngadalësohet. Ne kemi zhvilluar teknika për nxjerrjen e përparuar të naftës (EOR) nëpërmjet veprimit në shtresë, për të na ndihmuar të nxjerrim 5-30% më shumë naftë në atë vend, duke rritur nivelin e përgjithshëm të nxjerrjes nga vendburimi në masën 50-70% apo edhe më shumë.

Lexoni më shumë mbi teknikat për të çliruar më shumë energji

Më shumë rreth Energjisë dhe Inovacionit