Inovacioni gjendet në gjakun tonë - çka do të thotë se gjërat do të bëhen më mirë se më parë. Kjo nënkupton gjetjen e zgjidhjeve të duhura për të siguruar atë energji për të cilën klientët tanë kanë nevojë për të vënë në lëvizje dhe për të mbështetur jetën e tyre. Por, jemi të vetëdijshëm që nuk mund t'i zgjidhim të vetëm problemet e energjisë në botë. 

Për të plotësuar kërkesën në rritje për energji në mënyrë sa më të përgjegjshme në aspektin social, mjedisor dhe ekonomik, ne kemi nevojë të zbulojmë fuqinë e plotë të inovacionit: aftësinë për t'i bërë gjërat ndryshe dhe më mirë se më parë.  

Zbuloni programet tona të inovacionit më poshtë dhe se cili prej tyre mund të përshtatet më mirë me nevojat tuaja.

Shell GameChanger

Në vitin 1996, Shell themeloi programin e tij GameChanger për t'u siguruar novatorëve mbështetjen financiare dhe teknike, si dhe hapësirën e nevojshme për të treguar mundësinë e realizimit teknik dhe ekonomik të ideve të tyre. GameChanger i ndihmon ata të provojnë punët e tyre konceptuale në mënyrë të shpejtë dhe me kosto efektive. 

GameChanger ka bashkëpunuar me më shumë se 1700 novatorë në të gjithë botën, duke i ndihmuar ata të bëjnë realitet më shumë se 100 ide. Këtu përfshihet ideja revolucionare e prodhimit dhe ftohjes së gazit natyror duke e kthyer në gjendje të lëngët në det. E mbështetur financiarisht që në fillimet e saj nga programi GameChanger, kjo ide po vjen në jetë përmes projektit Prelude FLNG.

Zbuloni më shumë rreth Shell GameChanger

Inxhinierë të Shell TechWorks duke punuar në grup

Shell TechWorks

Shell TechWorks është një program i inovacionit të hapur që mbledh së bashku sipërmarrësit dhe bizneset e reja të teknologjisë brenda dhe jashtë industrisë së energjisë për të zgjidhur një nga sfidat më të mëdha të botës: si të plotësohet kërkesa në rritje për energji të përballueshme me më pak ndikim në mjedis. 

Ne themeluam Shell TechWorks në SHBA në vitin 2013. Zyrat e saj ndodhen në vendin më inovativ në botë, në Cambridge, Massachusetts - një qendër për organizatat lider të teknologjisë dhe pranë më shumë se 80 universiteteve.

Lexoni më shumë për Shell TechWorks

Shell Technology Ventures

Shell Technology Ventures (STV) është dega e sipërmarrjes e korporatës sonë, e cila investon në kompani të ndryshme për të përshpejtuar zhvillimin dhe shpërndarjen e teknologjive të reja që plotësojnë aktivitetin tonë.

E themeluar në vitin 1998, STV vepron në cilësinë e investitorit dhe partnerit për komercializimin e inovacionit. Sipërmarrësit dhe kompanitë ku ne investojmë përfitojnë nga ekspertiza jonë teknike dhe shkencore dhe nga mundësia për testimin apo pilotimin e inovacioneve të tyre.

Mësoni për kompanitë ku investon STV

Inovacioni për bizneset e vogla

Bizneset e vogla ofrojnë ide të freskëta dhe ekspertizë të përqendruar, të cilat mund të na ndihmojë të përshpejtojmë risitë në teknologjitë për energjinë në Shell. Ne krijojmë lidhje me programet kërkimore të biznesit të vogël për të identifikuar bizneset e reja dhe teknologjitë më të mira dhe inteligjente të gjithë globin, dhe i ftojmë ata të bëhen pjesë e Nismës së Shell për Inovacionin për Bizneset e Vogla. 

Ne bashkëpunojmë me novatorë, të cilët tani po provojnë mundësinë e realizimit shkencor, teknik dhe ekonomik të projekteve të tyre. Nga ana tjetër, ne ofrojmë burime teknike, mundësi për testime, orientim ekonomik dhe mundësinë që Shell të bëhet një nga klientët tuaj.

Lexoni më shumë për nismën tonë për novacion

Bashkëpunimet inovative

Ne bashkëpunojmë me qeveri të vendeve të ndryshme, me akademikë të rangut botëror dhe specialistë të industrisë me synimin që të japim kontributin tonë në plotësimin e nevojave në rritje për energji në botë. Gama e bashkëpunimeve tona shtrihet nga zhvillimi i karburanteve të avancuara deri te përmirësimi i përpunimit të të dhënave në industrinë e IT-së.

Shihni se si punojmë me universitetet, kompanitë dhe institutet për t’i çuar risitë përpara

Më shumë për Energjinë dhe Inovacionin

E ardhmja e energjisë

Ne përdorim njohurinë tonë, teknologjinë dhe inovacionin për të ofruar më shumë energji të pastër për popullsinë gjithnjë e në rritje.

Tejkalojmë sfidat e teknologjisë

Ne zhvillojmë teknologji të reja për të gjetur dhe për të zhbllokuar më shumë energji të reja, të sigurta dhe të përballueshme në vende akoma më të vështira për t'u arritur.