Hapja e pikave të reja Shell në Kosovë është pjesë e një strategjie më të gjerë në përmbushje të aspiratave të Shell-it për rritje dhe zgjerim të pranisë së pikave të brendit Shell në një numër tregjesh të reja. Këto pika do t'u përmbahen standardeve më të larta të shërbimit, cilësisë së produktit dhe vlerave të brendit Shell.

Brendi global Shell vjen në Kosovë falë punës së madhe dhe angazhimit të palodhshëm të Latif Kryeziu, president i Al Petrol, kompania më e madhe e derivateve në Kosovë

Me rastin e hapjes zyrtare të pikave të derivateve Shell u organizua një event madhështor dhe plot surpriza, ku mori pjesë edhe Menaxheri i Përgjithshëm Global, Martin Lustenberger, dhe u dha një përshëndetje e ngrohtë nga ish piloti i Formula One Kimi Räikkönen.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin demonstrime nga shkencëtarët e SHELL-it, të cilët janë të pasionuar për gjetjen e mënyrave të reja për të krijuar derivate efikase.

Shell pret që të ndihmojë në furnizimin e vozitësve në Kosovë me derivatet dhe lubrifikantët me cilësi të lartë të Shell-it, së bashku me një sërë produktesh të leverdishme të dizajnuara për të përmbushur nevojat e vozitësve të rregullt dhe klientëve të tjerë.

Rrjeti i brendit Shell do t’u ofrojë vozitësve në Kosovë derivate që përdoren nga Scuderia Ferrari në Kampionatin Botëror të Formula One të 2018-ës. Shell është shitësi me pakicë numër një i derivateve në botë, me rreth 44,000 pika të brendit Shell në më shumë se 70 vende, të cilat çdo ditë u shërbejnë më shumë se 30 milionë klientëve.

JU MUND TË JENI I INTERESUAR EDHE NË

Cilët Jemi

Mësoni për njerëzit dhe veprimtarinë tonë, dhe se si u rritëm nga dyqani i vogël në Londrën e rreth 200 viteve më parë.

Vlerat tona

Parimet e Përgjithshme të Biznesit, Kodi i Sjelljes dhe Kodi i Etikës na ndihmojnë të gjithëve që të veprojmë në përputhje me vlerat tona.

Na kontaktoni

Detaje për të kontaktuar ekipet dhe zyrat tona për shërbimet ndaj klientëve në Angli.