Parimet e Përgjithshme të Biznesit të Shell

Si një shoqëri globale e energjisë që ushtron aktivitetin në një botë plot sfida, ne kemi vendosur standarde të larta të performancës dhe sjelljes etike. Ne gjykohemi nga mënyra sesi veprojmë - reputacioni ynë varet nga mënyra sesi u japim jetë vlerave tona themelore të sinqeritetit, integritetit dhe respektit për njerëzit. Tetë parimet tona të biznesit bazohen në këto vlera themelore dhe tregojnë sesi e promovojmë besimin, çiltërsinë, punën në grup, profesionalizmin dhe krenarinë në atë çka ne bëjmë.

Jemi një nga kompanitë e para në botë që deklaruam dhe ndamë me ju besimet tona kur botuam për herë të parë Parimet e Përgjithshme të Biznesit të Shell në vitin 1976. Si pjesë e këtyre parimeve, ne jemi të përkushtuar që të japim kontributin tonë për zhvillimin e qëndrueshëm, duke balancuar interesat afatshkurtra dhe afatgjata dhe duke integruar konsideratat ekonomike, mjedisore dhe sociale në vendimmarrjen tonë.

Ne presim që të gjithë punonjësit dhe kontraktorët e Shell, madje edhe ata në sipërmarrjet e përbashkëta me të cilët punojmë, të kuptojnë dhe të sillen në çdo kohë në përputhje me parimet tona të biznesit. Ne nxisim furnizuesit dhe sipërmarrjet e përbashkëta me të cilët nuk bashkëpunojnë, që të zbatojnë parime të barasvlershme. 

Shkarkoni Parimet e Përgjithshme të Biznesit të Shell

Kodi i Sjelljes i Shell

Kodi ynë i Sjelljes u ofron punonjësve udhëzime sesi të zbatojnë Parimet e Përgjithshme të Biznesit të Shell-it, në përputhje me vlerat tona thelbësore. Në të ofrohen këshilla praktike sesi të respektojmë ligjet dhe rregullat dhe sesi të krijojmë lidhje me klientët, komunitetet dhe kolegët.

Kërkesat rregullatore që na janë vendosur nuk kanë qenë kurrë më të ndërlikuara apo kërkuese. Kodi i Sjelljes i Shell qartëson standardet që ne presim që punonjësit tanë të ndjekin dhe sjelljet që presim që ata të respektojnë.

Kodi i Sjelljes i Shell mbulon fusha të tilla si: lufta kudër praktikave korruptive, tregtia kombëtare dhe ndërkombëtare, njerëzit dhe siguria, ruajtja e informacionit dhe mbrojtja e aseteve, dhe komunikimi.

Shkarkoni Kodin e Sjelljes së Shell

Më shumë reth nesh

Cilët Jemi

Mësoni për njerëzit dhe veprimtarinë tonë, dhe se si u rritëm nga dyqani i vogël në Londrën e rreth 200 viteve më parë.

Ju mund të jeni i interesuar edhe në

Transparenca

Të bërit biznes në mënyrë të qartë, të hapur, është standardi të cilit mundohemi t’i përmbahemi, dhe promovojmë transparencën në industrinë tonë sa herë që mundemi.

E ardhmja e energjisë

Ne përdorim njohurinë tonë, teknologjinë dhe inovacionin për të ofruar më shumë energji të pastër për popullsinë gjithnjë e në rritje.