Marka Shell
Për më shumë se 100 vjet fjala Shell, simboli ynë me guackën e detit dhe ngjyrat dalluese e kuqe dhe e verdhë e kanë bërë të dukshme markën Shell dhe kanë promovuar vlerat tona dhe cilësinë e produkteve dhe shërbimeve tona në mbarë botën.
Fjala Shell u shfaq për herë të parë në vitin 1891, si markë tregtare për vajgurin që transportohej në Lindjen e Largët nga "Marcus Samuel and Company". Ky biznes i vogël në Londër tregtonte fillimisht guaska antike, të rralla dhe orientale. Ato u bënë kaq të njohura - viktorianët i përdornin ato veçanërisht për të zbukuruar kutitë e bizhuterive - dhe shumë shpejt ato u bënë baza e tregtisë së importit dhe eksportit me Lindjen e Largët, e cila ishte shumë fitimprurëse për shoqërinë.
Në vitin 1897 kjo fjalë mori përmasa të tjera duke u bërë korporatë, pasi Samueli themeloi shoqërinë "Shell Transport and Trading". Logoja e parë në vitin 1901 ishte një guaskë midhjeje, por rreth vitit 1904 u prezantua një guaskë ose simboli i një goce deti për të përfaqësuar nga ana vizuale emrin e korporatës dhe emrin e markës.
Më pas, kur shoqëria "Royal Dutch Petroleum" dhe "Shell Transport and Trading" u bashkuan në vitin 1907, emri i markës dhe simboli i kësaj të fundit (Shell dhe guackën e detit) u bënë forma e shkurtër e emrit dhe emblema e bashkimit të ri "Royal Dutch Shell Group". Dhe kështu ka mbetur që nga ajo kohë.
Forma e emblemës së Shell ka ndryshuar në mënyrë graduale me kalimin e viteve sipas tendencave të dizajnit grafik. Emblema aktuale u prezantua në 1971. Pas tridhjetë vitesh, kjo emblemë është testuar në kohë si një nga simbolet më të njohura në botë.
The Shell emblem from 1900 to the present
Tingujt e Shell
Që në fillim të shekullit të 20-të, Shell ka përdorur muzikë në komunikimet vizuale dhe me audio, duke përfshirë edhe bashkëpunime me këngëtarë si Bing Crosby dhe Sammy Davis Jr. Falë bashkëpunimit me kompozitorin e kolonave zanore televizive dhe të filmave britanikë Tom Howe, në vitin 2015 prezantuam "Tingujt e Shell", një nënshkrim zanor që mbërthen vlerat dhe energjinë e markës Shell si një shoqëri moderne me ide novatore për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme të energjisë.
Rezultati është një kompozim orkestral tre minuta dhe një variete e më shumë se 50 variacioneve në gjini dhe stile të ndryshme muzikore. Secila prej tyre bazohet në një melodi qendrore që mund të shprehet në shumë stile, që nga kitarat elektrike të forta deri tek përshtatjet tajlandeze dhe turke. Shprehja më e shkurtër është një mnemonik dy sekonda – ose melodi kyçe – që, për shembull, shoqëron logon e gocës së detit në fund të çdo reklame të Shell. Me kalimin e kohës, ne duam që njerëzit ta njohim menjëherë atë, ashtu si edhe vetë gocën e detit.
Tingujt e Shell
Listen to the sound of Shell
Listen to the 2-second mnemonic
Watch a short film about the making of the Sound of Shell
The #makethefuture initiative
With our #makethefuture initiative we ask people around the world a bold question: what if your ideas could help answer the world’s energy challenges?
The goal of the initiative is to unlock people’s scientific ingenuity and creative spirit and inspire them to join our innovation-focused programmes – for example, Shell Ideas360 and Shell Eco-marathon for students, Shell LiveWIRE for young entrepreneurs, and Shell GameChanger for experienced innovators.
Now, more than ever, the world needs more scientists, technologists, engineers and mathematicians to face the world’s energy challenges.
Progress powered by footsteps
The #makethefuture initiative is focused on innovations that drive human progress. The perfect example is Laurence Kemball-Cook, who brought a powerful idea to the Shell LiveWIRE programme: to refurbish a run-down community football pitch in Morro da Mineira, a favela in Rio de Janeiro.
Beneath the surface we laid around 200 kinetic tiles, developed by a Laurence. These tiles capture energy generated by players’ movement and combined with energy from solar panels, the locals now have a partially-renewable source of electricity that helps power their pitch’s floodlights.
Morro da Mineira project
Shell and Pelé Inspire future energy scientists with a soccer pitch
More in about us
Cilët Jemi
Mësoni për njerëzit dhe veprimtarinë tonë, dhe se si u rritëm nga dyqani i vogël në Londrën e rreth 200 viteve më parë.
Vlerat tona
Parimet e Përgjithshme të Biznesit, Kodi i Sjelljes dhe Kodi i Etikës na ndihmojnë të gjithëve që të veprojmë në përputhje me vlerat tona.
You may also be interested in
E ardhmja e energjisë
Ne përdorim njohurinë tonë, teknologjinë dhe inovacionin për të ofruar më shumë energji të pastër për popullsinë gjithnjë e në rritje.