
Aplikacioni SHELL
Përmes aplikacionit SHELL ju mund të keni qasje të lehtë kudo dhe kurdo në kartën tuaj ClubSmart.
Përfitoni zbritje, dhe shërbime tjera të shkëlqyera përmes aplikacionit SHELL në pajisjen tuaj celulare.
Fillimisht ju duhet të selektoni Region Kosovo për shkarkimin e aplikacionit në IOS

Qasje Shumë e lehtë
Përdorues i ri? Jepni numrin tuaj të telefonit dhe konfirmojeni me kodin që e pranoni në telefon. Më pas, plotësoni të dhënat e tjera personale që kërkohen përmes menusë rrjedhëse. I gjithë procesi është i shpejtë dhe i thjeshtë, duke ju mundësuar të krijoni llogarinë dhe të filloni përdorimin e aplikacionit pa hapa të komplikuar.

Fito Dhurata
Fito produkte të ndryshme nga Shell Select duke luajtur lojën “Spin the Wheel” brenda aplikacionit. Loja aktivizohet për çdo klient që shpenzon 100€ ose më shumë. Shuma mund të arrihet duke blerë derivate apo duke bërë shpenzime në Shell Select ose Shell Café. Çdo klient që e aktivizon lojën “Spin the Wheel” do të jetë fitues i një dhurate.

Planifikoni ndalesën tuaj të radhës
Gjeni lehtësisht pikën më të afërt Shell përmes hartës interaktive brenda aplikacionit. Në hartë, klientët mund të shohin çmimet e derivateve si dhe shërbimet që ofron secila pikë Shell, si tualet, car wash, restorant apo dyqan. Kjo ju ndihmon të planifikoni më lehtë ndalesën tuaj të radhës gjatë udhëtimit.

Kuleta Digjitale
Në kuletën digjitale ju mund të shtoni fonde nga kartela juaj debit ose kredit dhe më pas të realizoni pagesa të shpejta direkt tek dispenzeri. Kjo ju mundëson të paguani për karburantin pa pasur nevojë të kryeni pagesën në POS bankar brenda pikës Shell, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të përshtatshëm.


