Qëndrueshmëria në Shell prek të gjitha fushat e operacioneve tona. Ne synojmë të ofrojmë energjinë e nevojshme për këtë popullsi në rritje në mënyrë të përgjegjshme - duke respektuar njerëzit, sigurinë e tyre dhe mjedisin. Qëndrueshmëria është thelbësore për jetëgjatësinë e biznesit tonë dhe për rolin tonë si anëtar i shoqërisë.

Qasja jonë për qëndrueshmërinë është integruar në të gjitha veprimtaritë e biznesit tonë në tre nivele:

1. Drejtimi i një biznesi të sigurt, efiçent, të përgjegjshëm dhe fitimprurës

Ky është themeli i qasjes sonë, ku përfshihen vendosja e standardeve, proceseve dhe instrumenteve globale për të menaxhuar sigurinë, mjedisin dhe përfshirjen e komunitetit. Ne synojmë të përmirësojmë vazhdimisht mënyrën sesi operojmë, për të parandaluar incidentet dhe për të identifikuar, për të shmangur kur është e mundur, dhe për të minimizuar ndikimet negative në mjedis dhe ato sociale në të gjithë projektet dhe ambientet tona. Ne raportojmë për performancën tonë në raportin vjetor të qëndrueshmërisë.

2. Ndarja e më shumë përfitimeve atje ku operojmë

Biznesi jonë është i planifikuar në planin afatgjatë, çka do të thotë se mund të jemi pjesë e komunitetit për disa dekada. Ne ndihmojmë në zhvillimin e ekonomive lokale duke krijuar vende pune, duke kryer blerje nga furnizuesit lokalë dhe duke paguar taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera. Ne mbështesim projektet e komunitetit që bazohen në nevojat e komuniteteve lokale. 

3. Ndihma për krijuar një të ardhme më të qëndrueshme për energjinë

Në dekadat e ardhshme, përballë presioneve në rritje për çështjet e mjedisit do të nevojitet më shumë energji më e pastër për zhvillimin ekonomik. Ne po investojmë në gjetjen e zgjidhjeve për energji me nivel të ulët karboni dhe për teknologji të avancuara, si për shembull ato që rrisin efiçencën e energjisë dhe reduktojnë shkarkimet. Ne vazhdojmë të japim kontributin tonë në dialogun publik për politikat e energjisë dhe për klimën. Por shkalla e sfidave globale me të cilat përballet bota është shumë e madhe për t'u zgjidhur vetëm nga një shoqëri apo nga një sektor. Ne përkrahim faktin që biznesi, qeveria dhe shoqëria civile të punojnë së bashku për të krijuar një të ardhme më të qëndrueshme lidhur me energjinë.

Qasja e Shell për qëndrueshmërinë

Një trekëndësh që tregon 3 nivelet e qasjes së Shell ndaj qëndrueshmërisë. Nivei 1. Drejtimi i një biznesi të sigurt, efikas, të përgjegjshëm dhe fitimprurës; Niveli 2. Ndarja e përfitimeve në vendet ju ne operojmë; Niveli 3. Ndihma për të krijuar një të ardhmë të qëndrueshme të energjisë.

Më tepër rreth qëndrueshmërisë

Mjedisi

Shell siguron energji në mënyrë të përgjegjshme, duke ndihmuar lëvizjen botërore drejt një të ardhmeje në të cilën energjia që përdoret ka ndikim minimal në planetin ku ne jetojmë.

Raportimi

Që nga viti 1997 ne kemi raportuar vullnetarisht – në mënyrë të hapur dhe me ndershmëri - për punën dhe rezultatet tona në shoqëri.