Që nga viti 1997, ne kemi raportuar në mënyrë vullnetare për performancën mjedisore dhe atë sociale. E bëjmë këtë gjë për të qenë më transparentë dhe të sinqertë dhe për të treguar se po japim kontributin tonë për një zhvillim të qëndrueshëm.
Shkarkoni Raportin më të fundit të Qëndrueshmërisë së Shell
Vizitoni faqet tona ndërkombëtare për të parë raportin tonë të fundit në internet në gjuhën Angleze dhe krijoni versionin tuaj në formatin pdf, me tematikat që ju interesojnë më tepër.
Të bërit biznes në mënyrë të qartë, të hapur, është standardi të cilit mundohemi t’i përmbahemi, dhe promovojmë transparencën në industrinë tonë sa herë që mundemi.
Ne jemi të angazhuar për të transportuar energji me përgjegjësi dhe në mënyrë të sigurtë, duke parandaluar dëmet ndaj punonjësve tanë, kontraktorëve, komuniteteve lokale dhe mjedisit.
Për Shell, qëndrueshmëri do të thotë të ofrosh energji thelbësore për një popullsi në rritje, duke respektuar njerëzit, sigurinë e tyre dhe mjedisin.
Shell siguron energji në mënyrë të përgjegjshme, duke ndihmuar lëvizjen botërore drejt një të ardhmeje në të cilën energjia që përdoret ka ndikim minimal në planetin ku ne jetojmë.